Qeni gjigant vëren se diçka s’po shkon me pronaren e saj /VIDEO

Për këtë qen gjigant një ditë zbavitëse në plazh u shndërrua në një mision shpëtimi kur miku i tij i dashur dukej sikur kishte nevojë për ndihmë.

Fun

18/08/2018 17:14

Para disa minutave ai po luante me lumturi në oqean me vajzën e vogël, pastaj dëgjoi britmat. Por qeni kujdestar  u hodh në veprim dhe e largoi vajzën e vogël, e cila ishte tronditur nga një valë që e kishte goditur direkt në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, nëna e vajzës e kishte telefonin e saj aty pranë dhe mund të kapte këtë “admirim” të misionit shpëtues në kamera.

Shikoni se çfarë ndodh kur vajza mbulohet nga uji dhe qeni me këmbëngulje e largon atë nga deti. /Lajmi.net/