Qeni endacak nga Kosova, fatlumi që sot jeton në Amerikë (Foto)

Lucky, një qen endacak sa jetonte në Kosovë, është bërë pjesë e një familje amerikane. Ai tani jeton me Jennifer Brush dhe djalin e saj, Maximilian.

Fun

25/12/2015 09:25

Jennifer ka qenë Zëvendës shefe e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Lucky u adoptua nga Jennifer dhe Maximilian dhe së bashku me ta shkoi për të jetuar në Ohio, shkruan Cleveland, transmeton lajmi.net.

Jennifer sapo ka pranuar  çmimin për qytetaren më të mirë të AKC-së (një strehë e racave të pastërta të qenve në Shtetet e Bashkuara), ndërsa shpreson për të filluar stërvitjen së shpejti me Maksimilian që Lucky të bëhet një qen terapi. /lajmi.net