Qeni besnik e ruan shokun e tij të vrarë

Një fotografi tmerrësisht e ëmbël e një qeni besnik, i cili e mbronte trupin e shokut të tij qen, po qarkullon me të madhe në internet. Nëse ju nuk doni të qani sot, ju mund ta shmangni shikimin e kësaj videoje mjaft prekëse. Sipas dëshmitarëve në Kinë, qeni i bardhë është goditur dhe vrarë nga…

Lifestyle

30/12/2013 13:00

Një fotografi tmerrësisht e ëmbël e një qeni besnik, i cili e mbronte trupin e shokut të tij qen, po qarkullon me të madhe në internet. Nëse ju nuk doni të qani sot, ju mund ta shmangni shikimin e kësaj videoje mjaft prekëse.

Sipas dëshmitarëve në Kinë, qeni i bardhë është goditur dhe vrarë nga një veturë më 22 dhjetor. Shoku i këtij qeni, refuzoi ta braktiste trupin e vetëm në rrugë, duke u mbledhur pranë mikut të tij, në mes të një trafiku të dendur.

Kalimtarët e kanë vendosur një ‘mburojë’, për ta shmangur një tjetër aksident dhe qeni ka qëndrur me trupin e qenit tjetër të vrarë në rrugë gjatë tërë natës, duke i sfiduar temperaturat e ftohta, vetëm për ta ruajtur shokun e tij.

Ditën tjetër, pronari i një restoranti e varrosi qenin e vrarë nën një pemë, në parkun lokal, ndërsa qeni i kaftë e ndoqi  atë gjatë tërë rrugës. Fatkeqësisht, askush nuk e di se çka ka ndodhur me qenin mik më të mirë në botë.