Qeni asesi t’i ndahet ish presidentit Bush, ja çfarë bën tani

​Qeni i shërbimit të George H.W Bush, i quajtur Sully, ishte mes qindra njerëzve që u mblodhën në ceremoninë përkujtore që po mbahet në Selinë e Kongresit të martën.

Bota

04/12/2018 19:36

Labradori i verdhë ishte në qendër të vëmendjes në fundjavë, ku shihej i shtrirë pranë arkivolit të ish pronarit të tij Bush, një fotografi që u bë virale gjatë fundjavës.

Arkivoli tani është shtrirë në selinë e kongresit të SHBA-ve përpara se të transportohet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit të mërkurën.

I veshur me jelek terapeutik të flamurit amerikan, Sully u shoqërua nga një grua që qëndronte pranë qenit.

Sully së shpejti do të kthehet për të punuar së bashku me dy qentë të tjerë të shërbimit që ndihmojnë personelin e plagosur ushtarak në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed në Uashington, DC.

Ai do të ndihmojë me terapi fizike dhe profesionale të ushtarëve të plagosur dhe personelit të shërbimit aktiv.