Qëndroni gjatë në dush? Ja çka do të thotë për personalitetin tuaj

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që lahen shpejt janë më të lumtur dhe më pak të vetmuar.

Lifestyle

27/07/2016 04:52

Sipas studimeve, këta njerëz nuk e përdorin dushin si një vend ku të kritikojnë veten, të thurin plane apo të imagjinojnë një të ardhme më të mirë.

Psikologu John Bargh mendon se sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të palumtur dhe të vetmuar jeni. Ai e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore.

“Sa më të vetmuar të ndihen njerëzit, aq më tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq më i nxehtë është uji që përdorin për t’u larë”,– ka thënë ai.Sipas psikologut Bargh, ftohtësinë dhe pakënaqësinë që njerëzit kanë në jetën reale, përpiqen ta kompensojmë me ngrohtësinë e ujit.

Sipas studimeve, njerëzit që bëjnë dushe të shpejta dhe gjatë kësaj kohe këndojnë, janë shumë të lumtur me jetën që bëjnë.