Qëndron në airoport 10 ditë, bëhet për spital duke e pritur të dashurën që e kishte njoftuar në internet (FOTO)

Një burrë ka qëndruar 10 ditë në airoport duke e pritur të dashurën që e kishte njoftuar përmes internetit, pastaj ka përfunduar në spital.

Lifestyle

04/08/2016 06:00

Alexander Pieter Cirk kishte fluturuar në Changsha në provincën Hunan të Kinës për ta takuar të dashurën me të cilen kishin ndërtuar një lidhje 2 mujore, por e dashura e tij kishte menduar se ishte shaka, përcjellë lajmi.net

“Ne e kishim avancuar një raport prej dy muajsh, por ditëve të fundit ai filloi të sillej ftohtë me mua”, thotë Zhang.

“Një ditë ai më dërgoi foto të biletave dhe unë mendova se ishte shaka, ai nuk më ka kontaktuar më pas”, vazhdon ajo.

Çifti kishte humbur kontaktet kur Cirk u nis për në Hunan dhe Zhang kishte caktuar një termin për kirurgji plastike në një qytet tjetër.

Çirk kishte përfunduar në spital pas 10 ditësh durim në airoport, por gjendja e tij tani është e mirë.

Zhang shprehet se është e interesuar që ende të mbahet gjallë raporti mes tyre, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur në këtë keqkuptim.

Çifti është shëndrruar në fenomen në Kinë. Njerëzit janë duke shprehur mirësjellje për gjestin e burrit 41 vjeçar dhe pritjen e tij për të dashurën.

Pas përfundimit të trajtimit spitalor, Cirk do të fluturoj për në Holandë në shtëpinë e tij, ndërsa nuk dihet çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre./lajmi.net

13892341_1288949877812496_7889264618735445072_n 13912805_1288949841145833_9200514043845625281_n