Qëndrojuni larg maceve, mund t’iu kthejnë në skizofren

Një parazit i zakonshëm i përhapur nga macet mund të çojë në skizofreninë, kanë pohuar studiuesit.

Fun

30/01/2019 20:26

Toksoplasza gondii (T. gondii), e cila mund të përhapet tek njerëzit përmes kontaktit të maces dhe konsumimit të mishit i papjekur, është zakonisht i padëmshëm.

Por tani, studimi më i madh i këtij lloji, ka gjetur se paraziti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë në 50 për qind, transmeton lajmi.net.

Tashmë ekzistojnë lidhje të pazakonta midis T. gondii dhe problemet mendore, si ankthi, depresioni dhe skizofrenia.

Paraziti u zbulua në gjakun e një të katërtës së popullsisë të studiuar nga ekipi në Kopenhagë.

Studiuesit thanë se studimi i tyre nuk kontrolloi për faktorët socio-ekonomikë që mund të ndikojnë në mundësinë e një çrregullimi psikik. /Lajmi.net/