Qëndrimi në diell ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës

Nivelet e larta të vitaminës D mund të rezultojnë me një rrezik më të ulët për zhvillim të kancerit të prostatës.

Lifestyle

18/09/2014 22:04

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar kohë më parë, sipas të cilit përveç që pengon në parandalimin, vitamina D mund të pengojë edhe shndërrimin e kancerit ekzistues në kancer agresiv.

Studimi ka përfshirë më shumë se 1000 meshkuj të cilëve u janë bërë analiza të gjakut dhe ku mes tjerave është matur edhe niveli i vitaminës D.

Është vërejtur se meshkujt me nivel më të lartë të kësaj vitamine kishin rrezik shumë më të ulur, madje 45 për qind, për të zhvilluar kancerin e prostatës, përfshirë edhe formën agresive të saj, transmeton Lajmi.net.

Përveç ushqimit dhe tabletave, burimi më i madh i vitaminës D në organizëm është ekspozimi në rrezet e diellit.