Qëndrimi i FFK-së për ndeshjen që dyshohet se u kurdis

Rreth takimit ndërmjet Llapit dhe Dritës, sot nuk kanë rreshtur spekulimet, pasi mediat spekuluan se fjala është për një ndeshje të kurdisur.

Sport

23/04/2018 09:21

Takimi ka përfunduar me rezultat 1:3 dhe është përshkuar me probleme dhe reagime të shumta, majde ka qenë i ndërprerë për disa minuta, meqë tifozët vendës edhe u futën në fushë, policia u detyrua të intervenojë dhe stadiumi të zbrazet nga publiku.

Rreth kësaj situate është prononcuar edhe zv. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Arianit Ahmeti, i cili ishte mysafir në emisionin 2 me 1 në RTV21.

Ahmeti  deklaroi se “ne kemi qenë në kontakt me policinë edhe më herët për shkak të rrezikshmërisë së ndeshjes. Pas daljes së shkrimeve të ndryshme në media kemi kontaktuar edhe zyrtarin tonë për integritet, i cili është njeri i trajnuar saktësisht për të detektuar kurdisjet. Pasi kemi biseduar me të, e kemi dërguar me detyrë zyrtare ne stadium për të shikuar ndeshjen.

Ndeshja ka qenë e transmetuar live dhe nuk është luajtur dika në terr. Të gjithë e kanë parë ndeshjen dhe mund të vijnë në përfundime.

Ne në atë ndeshje kemi pasur delegat, super kontrollor dhe kemi pasur zyrtarin tonë për integritet dhe në momentin që marrim raportet nga të do të shohim a ka nevojë që organet tona të ndërhyjnë. Nuk bën të ngutemi në këso raste dhe vetëm pasi të marrim raportet nga njerëzit tanë, do të shohim si do të reagojmë”, ka konkluduar Ahmeti.

Image result for Arianit Ahmeti