Qendra e Prishtinës shesh i lypsarëve

Situata e rëndë ekonomike në vend ka bërë që shumë lypsarë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë lëmoshë, e vendi i cili ku këta lypsarë frekuentohen më shumë është sheshi “Nënë Tereza”, në Prishtinë kryeqytetit.

Lajme

19/07/2014 17:31

Lypsarët që kërkojnë lëmoshë nga qytetarët i sheh në mënyra të ndryshme. 

Ka të atillë që dalin rrugëve dhe i ndalojnë njerëzit duke ju kërkuar para, ka të tjerë që duke shfrytëzuar mjetet muzikore hyjnë kafeneve të kryeqytetit dhe arrijnë qëllimin e tyre. 

Po ashtu, ka edhe prej atyre që vetëm rijnë ulur vendosin diçka para vetes në mënyrë që t’i bindin njerëzit, madje shfrytëzojnë edhe oratorinë e tyre duke përdorur fjalë të ndryshme, ndërsa rastet më të rënda janë ato raste kur shfrytëzimi i fëmijëve bëhet në mënyrë të padrejtë si nga ana e prindërve, e po ashtu supozohet se fëmijët bien preh edhe e grupeve kriminale. 

E, sipas statistikave të policisë së Kosovës në vitin 2013 në Kosovë ishin regjistruar 455 lypsarë, ku prej tyre 107 fëmijë dhe 348 të moshës së rritur. 

Ndryshe, policia ka arritur t’i identifikojë edhe lypësit që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, ku gjithsej 198 janë identifikuar që janë nga Kosova , kurse 257 janë nga Shqipëria. (Kosovapress)