Qendra e Firences “gëlltiti” një varg veturash

Një pjesë e një rruge në qendër të Firences është shembur sot, duke i hedhur një varg me vetura të parkuar në një tubacion nëntokësor dhe duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesë të këtij qyteti të lashtë.

Bota

25/05/2016 12:51

The Guardian shkruan se rreth 200 metra të rrugës që çon drejt urës së famshme Ponte Vecchio u shemb kur një tubacion i madh i ujit shpërtheu nën të, kështu ka thënë kryetari i qytetit, Dario Nardella, transmeton Gazeta Express.

Rreth 20 vetura ranë në gropën e mbushur me ujë, por askush nuk është lënduar.