Qëllon 13 herë policin në emër të Islamit

Një person i paidentifikuar ka tentuar ta vrasë një oficer policie në Filadelfia të SHBA-së, derisa ka shtënë ndaj tij në emër të Islamit.

Bota

08/01/2016 19:04

Siç raportojnë mediet amerikane, polici Jesse Hartnett është qëlluar me tre plumba në dorën e tij, ndërsa ai ia ka dalë t’ia kthej zjarrin dhe e ka qëlluar sulmuesin, i cili më pas u arrestua.

Në një deklaratë Policia ka sqaruar se i dyshuari 30-vjeçar ka shtënë të paktën 13 herë në dritaren veturës së policit, i cili sipas raportimeve të para këtë veprim e ka bërë në emër të Islamit.

Polici i plagosur është dërguar në emergjencë, është operuar dhe tani gjendja e tij është stabile. / K.P.