Qëllohet nga policia, vdes aktorja e njohur

Ish-ylli i ER, Vanessa Marquez, 49 vjeçare, është qëlluar për vdekje nga policët, pasi kishte drejtuar armën tek ata.

ShowBiz

31/08/2018 19:37

Aktorja Vanessa Marquez u qëllua dhe u vra nga policia e Pasadenës së jugut, pas një kontrolli të mirëfillt pasditën e së enjtës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sipas policisë, ajo kishte drejtuar një pistoletë gjysmë-automatike në drejtim të tyre, pas refuzimit të kontrollit mjekësor.

Marquez ishte e njohur për rolin e infermieres Wendy Goldman në dramën ku aktroi bashkë me George Clooney.

Policia në Kaliforni u detyrua të shtinte mbi të pasi kërcënoi me armë, kjo pasi kishin pranuar një telefonatë për të shkuar në shtëpinë e saj.

Sipas policisë, aktorja u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u përballonte plagëve. /Lajmi.net/