Qëllohet me vezë kryeministria

Studentët janë mbledhur edhe këtë të martë në protestë. Dy javë protestë për të kërkuar plotësimin e 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, ku më kryesorja është ulja e tarifave.

Lajme

18/12/2018 12:23

Studentët u mblodhën para kryeministrisë, ndërsa kreu i qeverisë mbante një takim në auditorët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, në atë që ai e quan dialog me studentët.

Edhe pse vetë studentët në auditor thanë se nuk ishin njoftuar për praninë e tij në këtë takim, dhe madje një studente në mënyrë demonstrative u largua nga mbledhja.

Studentët para kryeministrisë, ndërkohë, kanë bërë pankarta ku theksojnë se nuk ka dialog, dhe e kanë shkruar edhe me miell në mes të bulevardit: JO DIALOG.

Por nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. Ata kanë qëlluar edhe me vezë në drejtim të kryeministrisë, e cila vijon të mbahet e rrethuar nga forca të policisë.