Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar me një plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natës në kryeqytetin grek, Athinë.

Lajme

15/08/2018 11:02

Viktima mësohet se është një 36-vjeçar, por ende nuk është bërë publik identiteti i tij.Sipas medieve bëhet fjalë për larje hesapesh.

Trupi i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë krim të rëndë.