Qëllohet me armë banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri pak pas mesnate në drejtim të banesës së shefit të Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Lajme

23/09/2017 11:00

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje./ Top Channel