Qëllohen me thikë burrë e grua në Tiranë

Policia ka dhënë detaje lidhur me konfliktin me thikë, të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Sanatoriumit.

Lajme

11/09/2017 23:46

Burrë e grua (65 dhe 58 vjeçe) kanë mbetur të plagosur gjatë një konfliktit me një 63-vjeçar dhe të birin e tij, 34 vjeç.

Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 63-vjeçari është arrestuar, ndërsa në kërkim është djali i tij.

Ka qenë një telefonat që rreth orës 21:00 në numrin e Emergjencave 112, që ka dhënë alarmin për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”.

Pa dhënë detaje për shkakun, zyrtarisht policia njofton: Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

“I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim. Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja”, shtojnë të njëjtat burime./syri.net