Qëllohen me armë dy vetura të EULEX-it në veri të Kosovës

Dy automjete të blinduara të EULEX-it janë qëlluar me armë sot në afërsi të Leposaviqit në veri të Kosovës.

Lajme

24/05/2015 18:21

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e EULEX-it, Gragana Salomon, e cila thotë se automjetet ishin të blinduara.

Ajo duke folur për Tanjug, ka thënë se të në këto të shtëna nuk ka pasur viktima, transmeton lajmi.net.

Salomon tha se kanë filluar hetimet për këtë incident, por nuk mund të jap më shumë informacione.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët thanë se ai ka ndodhur në vendin e quajtur Soçanicë. (lajmi.net)