Qehaja: Tërheqja nga anëtarësimi në Interpol e dhimbshme, por më mirë të shkohet sigurt

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga përpjekja për tu anëtarësuar në Interpol këtë vit.

Lajme

21/09/2017 17:17

Ai ka thënë se kjo gjë sa do që mund të duket e dhimbshme, është më mirë të shkohet me hapa të sigurt.

Ai me anë të një postimi në facbook ka përmendur disa nga faktorët që do të kishin pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Ashtu siç kam vlerësuar para një muaji, ka qene sureale te pritej votimi dhe anëtarësimi i Kosovës ne INTERPOL këtë vit. Mund te tingëllojë dëshpëruese mirëpo është me mire te shkohet me hapa te sigurte. Sivjet kane qene shume faktor te pafavorshme siç jane: një liste me Palestinën, votimi ne Kine (dhe eventualisht mosdhenia e vizave), kryesimi nga Rusia dhe mungesa e Qeverise”, ka shkruar Qehaja.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet më 26 shtator.

Qehaj ka thënë se numrat mund të bëhen në vitin e ardhshëm për takimin e rradhes te INTERPOL ne Abhu Dhabi ne Tetor 2018./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

LAJMI I FUNDIT: Haradinaj tërheqë Kosovën nga votimi për anëtarësim në Interpol