Që të jetoni më gjatë, duhet të ndjekni këta 5 hapa të thjeshtë

Çfarë nëse sekreti i jetëgjatësisë suaj është i fshehur vetëm pas pesë hapash të thjeshtë?

Lifestyle

22/06/2016 00:14

Sanjiv Chopra, profesor në shkollën e mjekësisë në Harvard, në librin e tij “The Big Five”, përshkruan 5 hapa interesant që bazohen në hulumtimet e tij nepër dekada.

Për shumicën e njerëzve këta pesë hapa, duke i sjellur në rutinë, mund të rrisin shëndetin tuaj dhe ndoshta të rrisin jetëgjatësinë, shkruan lajmi.net

Pini kafe:

“Është me të vërtetë një drogë e mrekullueshme”, tha Chopra në një intervistë për “Health”. Hulumtimet kanë sugjeruar se konsumuesit e kafesë e kanë më të ulët rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjes së Parkingsonit dhe kancerit të mëlçisë. Megjithatë këto hulumtime nuk kanë provuar se kafeja lidhet me parandalimin e këtyre sëmundjeve, por mund të jetë stil i jetës së tyre. Edhe nga studimi i fundit i OBSH-së është theksuar se kafeja në temperaturë të lartë është shumë e rrezikshme, andaj duhet të konsumohet në temperaturë normale.

Ushtrimet:

Ne të gjithë e dimë se çfarë gjallërie dhe përfitimi shëndetësor kanë ushtrimet fizike dhe shumë njerëz ende hezitojnë. Gjetjet kanë treguar se 150 minuta ecje e shpejtë në javë ndërlidhet me 3.5 deri në 4.5 më shumë jetëgjatësi dhe tani ju e keni zgjidhjen nëse ende do ta neglizhoni stërvitjen.

Merrni vitaminë D:

Dr.Chopra rekomandon që secili njeri duhet të bëj një test të vitaminës D. Ai në librin e tij e thekson se 25% e amerikanëve kanë një sasi të pamjaftueshme të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D, është e lidhur me disa çrregullime shëndetësore si sklerozë të shumëfishtë, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe ndikon negativisht në sistemin imunitar. Andaj, është shumë e nevojshme që të kryeni një test për të parë se a keni mjaftueshëm në trupin tuaj vitaminë D.

Hani arra:

Ju mund të keni ulur rrezikun e kancerit të pankreasit, sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe vdekjes së parakohëshme me vetëm një grusht arra në ditë. Arrat janë burime të shëndetit pasi që sigurojnë proteina dhe omega-3 acide yndyrore si antioksidantë, vitaminë B dhe E dhe minerale esenciale si selen e magnez. Ju duhet të kujdeseni vetëm që të mos e kaloni dozën e normales që yndyra të jetë e tepërt ose të jenë shumë të kripura, transmeton lajmi.net

Meditoni:

Meditimi është praktikuar në botë për mijëra vjet me rradhë dhe tani shkenca është duke i kushtuar më shumë rëndësi sesa dikur, për shkak se ka mjaft përfitime shëndetësore duke përfshirë edhe menagjimin e stresit. “Reduktimi i stresit mund të jetë arsyeja që ju të praktikoni meditimin çdo ditë e në këtë mënyrë ai të ndikoj në shëndetin tuaj afatgjatë”, tha Dr.Chopra, duke vënë në theks gjithashtu se stresi është i lidhur pothuajse me të gjitha llojet tjera të sëmundjeve. Andaj, sugjerohet 15 minuta meditim dy herë në ditë pasi të merren këshilla nga një mësues profesionisht.