Që sa vite nuk flet me motrën Qumili?! (Video)

Ka lindur në Gjakovë dhe në po këtë qytet jeton qe 58 vite. Sevdai Radogoshi i përket brezit të videokasetave i cili u bë i njohur me rolin e Qumilit edhe pse në CV-në e tij janë të regjistruara plus 36 personazhe të tjera.

ShowBiz

28/05/2016 21:43

Karrierën prej humoristi e filloi në 82-tën. Roli i parë ishte Gjakovari në një monolog me të cilin u paraqit në televizion atë kohë RTP.

Pas Gjakovarit, Qumili ishte personazhi më jetëgjatë dhe njëherit me të cilin Sevdai Radogoshi u zhvillua si humorist ndër vite.

Ai gjithashtu njihet me “Treshi Përsheshi” komedi të cilën Qumili e konsideron si përvojën e tij më të veçantë të cilën e luajti bashk me Rasim Thaqin – Cimën dhe të ndjerin Ibrahim Krajkova – Leci.

Karakteret e Sevdai Radogoshit kemi pas rastin ti shohim edhe në teatër. Ai prezantoi disa shfaqje në teatre brenda dhe jashtë vendit.

Por tani Qumili dhe humoristë tjerë të gjeneratës së tij, e kanë më të vështirë të zhvillojnë veprimtarinë pasi prezenca e artistëve të rinjë po u shkakton konkurencë, për të cilët Qumili nuk është se ka ndonjë simpati të veçantë.

E Sevdai Radogoshi nuk është se e ka fort hallin e skenës, pasi tash e dy vite ka filluar të shfaqet edhe nëpër dasma.

Gjithsesi as dasmat e as videokasetat nuk e shperblyen humoristin gjakovarë.

Ishte filmi “Ballkoni” përmes të cilit aktori Radogoshi mori cmimin më të madhë ndonjëherë atë të “Diamond Aëard” në “Cinerockom” të Los Angeles me crast

Por ky sukses i tij sipas Qumilit nuk i bëri edhe aq përshtypje mediave se sa lajmi i shoqërimit të tij në polici kinse për shkak të rrahjes së motrës.

Megjithatë Sevdai Radogoshi i ka quajtur të pavërteta të gjitha shkrimet nëpër portale.

Qumili tha se as katër fëmijët e tij nuk i ka rrahur asnjëherë teksa zbuloi se me motrën që u përfol se e goditi nuk flet tash e 10 vite.

‘Kurrë me dorë se kom prek. Sikur ta kisha rreh, ajo ish tut, nuk ish shku në polici’ u shpreh Qumili.

Ai tregoi në storjen për Prive se çka i thotë tash e sa kohë motra e tij. Pavarësisht të gjithave, ai po bën punën e tij. Momentalisht është i angazhuar në realizimin e një komedia me metrazh të gjatë. Detajet i keni në materialin e mëposhtëm.

YouTube player