Që nga 2014-ta të paktën 15 mijë civil të vrarë në Irak

Të paktën 15,000 civilë janë vrarë dhe 30.000 të plagosur për arsye të konfliktit të armatosur në Irak që nga janari 2014.

Bota

13/07/2015 19:14

“Shkeljet e gjera të drejtave të njeriut dhe zhvendosjet masive të janë në rritje në të gjithë vendin”, thuhet në raport, hartuar nga Misioni i OKB-së Asistencës për Irak (UNAMI) dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Raporti është i bazuar në hetimet në terren dhe dëshmive nga viktimat dhe dëshmitarët, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, bëri të ditur OKB.

Raporti tregoi se gjendja e civilëve në zonat të cilat janë nën kontrollin e DAESH janë të tmerrshme.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), më shumë se 3 milion irakianë janë zhvendosur për shkak të konflikteve në vend nga janar 2014 deri në qershor./arbresh.info/