Që nga 15 dhjetori nuk do të ketë ndërprerje të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Lajme

03/12/2018 09:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim Haradinaj citohet të ketë thënë se reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

“Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë Haradinajt pa ndërhyrje:

Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim. /Lajmi.net/