Qani shumë? Ju e keni këtë karakteristikë unike! – Lajmi.net
Qani shumë? Ju e keni këtë karakteristikë unike!
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 9:29, 5 December 2017
beautiful young girl crying indoor
Emocionet nuk janë të gjitha njësoj, dhe as pranohen njësoj nga shoqëria jonë.

Emocioni më i pranuar është lumturia, sepse ajo tregon siguri dhe sukses. Për këtë arsye, ndonjëherë tregohemi të detyruar të shtiremi sikur jemi të lumtur, duke u përgjigjur se jemi mirë dhe duke buzëqeshur, kur na pyesin se si jemi, edhe pse përbrenda mund të ndihemi të shkatërruar.

Trishtimi është kategorizuar si një emocion negative, një emocion që duhet fshehur dhe nga i cili duhet të ndihemi të turpëruar. Shpatullat e mbledhura dhe sytë e lagur nga lotët konsiderohen si shenja dobësie dhe pasigurie. Kjo shoqëri që na kërkon të dukemi të lumtur, është e padrejtë, sepse nuk funksionon kështu çdo gjë. Shpesh ndihemi të trishtuar. Nga ana tjetër, të fshehësh trishtimin të bën të ndihesh më keq, të bën të mendosh sikur nuk je mjaftueshëm i/e fortë për të përballuar siç duhet problemet në jetë.

Në të vërtetë, personat që e shprehin trishtimin e tyre duke qarë kanë një stabilitet më të lartë emocional, krahasuar me ata që i fshehin ndjenjat dhe emocionet e veta. Por pse janë më të ekuilibruar nga aspekti emocional personat që e shprehin trishtimin duke qarë?

  1. Nuk i fshehin emocionet e tyre.

Vetëm personat e sigurtë në vete, dhe ata me inteligjencë emotive, janë të aftë të njohin emocionet e tyre dhe t’i shprehin ato, edhe pse mund të konsiderohen si emocione “negative” nga shoqëria jonë. Duhet shumë kurajo për të dalë kundër “turmës” dhe për të shprehur atë që ndien vërtet në një moment të caktuar.

Nga ana tjetër, fshehja e emocioneve apo mungesa e shprehjes së tyre, shkakton një dëm shumë të madh jo vetë në shëndetin tonë mendor, por edhe atë fizik. Në këto raste është vënë re një rritje e rrezikut për t’u prekur nga sëmundje si astma bronkiale, hipertensioni arterial, si dhe patologji të tjera kardiake. Gjithashtu personat që nuk i shprehin emocionet e tyre, reagojnë në mënyrë shumë të ekzagjeruar ndaj stresit, sipas një studimi të kryer në Universitetin e Standfordit.

  1. “Përfitojnë” nga lotët e tyre për të ndryshuar perspektivë.

A e dinit se lotët ndihmojnë në reduktimin e stresit, ankthit, dhimbjes dhe frustrimit? Lotët nuk janë thjesht ujë për të pastruar sytë, por ndihmojnë edhe për të “pastruar” mendjen tonë duke na bërë t’i shohim situatat nga një tjetër perspektivë. Lotët na forcojnë dhe na lejojnë të rritemi. Kur pushojmë së qari, mendja jonë është më e kthjellët dhe në pak minuta ne jemi në gjendje ta analizojmë situatën nga një këndvështrim tjetër.

  1. E qara është terapeutike.

A e dinit se e qara stimulon sekretimin në gjak të endorfinës, hormonit që na çliron nga dhimbja dhe na siguron një gjendje paqeje dhe relaksi? Kjo është arsyeja se pse pasi qajmë, ndihemi më mirë dhe më të qetë. Për këtë arsye, këshillohet që të mos u themi të tjerëve të pushojnë, por të vazhdojnë të qajnë për të nxjerrë jashtë gjithë dhimbjen e tyre. Faza e parë e të qarës ndikon në reduktimin e dhimbjes dhe më vonë, faza e dytë siguron ndjesinë e relaksit dhe paqes. Kjo është arsyeja se pse duhet të qajmë, deri në momentin që të ndihemi më të qetë me veten tonë.

  1. Nuk i nënshtrohen pritshmërive sociale.

Personat që i shprehin emocionet e tyre, ndihen më të lirë, më të aftë të shprehen për veten pa u ndikuar shumë nga presioni i shoqërisë sonë. Nuk i kanë frikë nëse i zhgënjejnë të tjerët duke shprehur “dobësinë” e tyre, nëse qajnë. Përkundrazi, personat që qajnë, janë më të sinqertë dhe janë të gatshëm që të kërkojnë nga shoqëria e tyre të njëjtin sinqeritet dhe shprehi të ndjenjave, sikurse e shfaqin edhe vetë.

  1. Lidhen emocionalisht me personat e tjerë që i kuptojnë.

E qara është një nga shprehitë më intime të ndjenjave tona. Kur qajmë përpara dikujt, është njësoj si ta zhveshim shpirtin tonë përpara mendjes së personit që po na dëgjon. Nëse ky person “e pranon” trishtimin tonë dhe nuk përpiqet të largohet nga ne, apo të përdorë fjalë inkurajuese për të na bërë të pushojmë, ne krijojmë një lidhje të ngushtë shpirtërore me të.

Për ta mbyllur këtë shkrim, duam të themi se ne nuk qajmë sepse ndihemi të dobët, apo të paaftë, por sepse jemi të gjallë dhe nuk na vjen turp të shprehim ndjenjat tona./bota.al

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball