Pyetjet që duhet t’ua bëni fëmijëve çdo ditë

Sipas hulumtimit të kohëve të fundit, të rriturit kanë një mesatare prej vetëm 12.5 minuta në ditë për të biseduar me fëmijët e tyre.

Fun

20/09/2016 08:35

Rreth 8.5 minuta të asaj kohe të cilën e shpenzojnë me fëmijët, kanë të bëjnë me akuza dhe ndalesa, ndërkaq vetëm 4 minuta ia kushtojnë një bisede miqësore me të vegjlit.

Që të kaloni një kohë mjaft produktive me fëmijët tuaj, shkrimtarja Jamie Harrington, thotë se ju duhet që të parashtroni pyetje të cilave fëmijët tuaj nuk mund tu përgjigjen thjesht me një po ose jo. Kjo sipas saj, do ti inkurajojë fëmijët tuaj që ti shprehin ndjenjat e tyre më lirshëm.

Pra cilat janë këto pyetje magjike?

1. Si po shkon jeta?

Nëse përgjigja që merrni është vetëm “në rregull”, ose “mirë”, atëherë mos këmbëngulni në pyetje. Thjesht filloni një bisedë, me anë të së cilës i tregoni fëmijës për ditën tuaj, gjërat që keni mësuar dhe gjërat që ju kanë gëzuar. Kjo ju jep atyre një model të mirë, dhe inkurajon që edhe ata të flasin hapur.

2. Si po kalon me shokët/shoqet?

Në këtë pyetje, është mirë të bëheni specifik. Të pyesni me interesim rreth një shoku/shoqe të fëmijës suaj. Kjo do t’ia lehtësoj komunikimin me ju, dhe do të bëjë që ai të flas hapur edhe për gjërat që e mundojnë.

3. Të bëjmë diçka argëtuese?

Nëse moti është me shi, dhe fëmija juaj ndihet i mërzitur, atëherë bëjeni që ajo ditë të jetë argëtuese për të. Ju mund të shkoni të shikoni së bashku një film, apo edhe të zhvilloni ndonjë lojë interesante në shtëpi. Kjo do t’ia marrë vëmendjen, dhe mund ti ndryshojë humorin për të mirë, gjatë një dite të keqe.

4. Ke nevojë për ndihmë?

Një fëmijë i cili nuk është mësuar që të marrë ndihmë nga prindërit për gjëra të vogla, ai nuk do të kërkojë ndihmën tuaj as për gjërat e mëdha. Filloni me hapa të vegjël. Për shembull, ofroni ndihmë duke ua pastruar dhomën, apo edhe në detyrat e shtëpisë. Duke i thënë fëmijës që nëse ka nevojë për ndihmë të drejtohet tek ju, në këtë mënyrë do të ndjeni afërsinë e fëmijës tuaj edhe në të tjera raste.