Pyetje logjike, sa prej jush do të përgjigjen saktë?

Versione të shumta që ju gërmojnë thellësisht në mendje.

Fun

13/05/2020 09:31

Janë gjithsej tre pyetje logjike. Mendoni përgjigjen dhe sfidoni edhe miqtë tuaj. 

Pyetja 1. Tri vajza të trasha qëndruan vetëm nën një ombrellë, por asnjëra nuk u lag. Si është e mundur kjo?

Pyetja 2. Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?

Pyetja 3. Një ditë para ditës së djeshme Aulona kishte 7 vite. Vitin tjetër Aulona do të mbush 10 vite. Si ndodh kjo?

 

Lajmi.net ju sjell më poshtë përgjigjet e këtyre pyetjeve, gjithsesi shpresojmë ta keni sfiduar veten para se të shihnit cila është e saktë.

  1. Nuk ishte duke rënë shi!
  2. Ndaluni së imagjinuari!
  3. Sot është data 1 janar, dje ishte 31 dhjetori date kjo kur Aulona mbushi 8 vjet, ndërsa para ditës së djeshme ajo kishte 7 vjet. Pasi që tani jemi me 1 janar këtë vit ajo mbush 9 vite ndërsa vitin tjetër ajo mbush 10 vite./Lajmi.net/