Pyetje e madhe: A do e krijojë Barca korridorin e nderit për Realin në ‘El Clasico’?

Real Madrid është shpallur kampion i botës për klube, duke e mposhtur në finale skuadrën e Gremios, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Sport

16/12/2017 23:54

Ky triumf i ‘mbretërve’ ka hapur menjëherë një temë sa interesante aq edhe të nxehtë në La Liga.

Ndeshja e radhës e Real Madridit në La Liga, është ajo e 23 tetorit kundër Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’. Kjo përballja shton pyetjen nëse skuadra katalane do t’i bëjë korridorin e njohur ‘Los Blancos’, korridorin e nderit për kampionët e botës.

Për dallim nga vitet tjera, ky detaj e bën edhe më interesant ‘El Clasicon’ e këtij fund viti./Lajmi.net/