Puyol, njeriu i mrekullive

Ia doli edhe njëherë. Carles Puyol është shumë pranë rikthimit nga lëndimi, dhe sërish do të zë vend në qendër të mbrojtjes së Barcelonës, aty ku skuadra ka vuajtur më së tepërmi në edicionet e fundit. Kapiteni i gjigantit katalan, i cili ndeshjen e fundit e zhvilloi gati shtatë muaj më parë, pritet të ftohet…

Sport

09/10/2013 16:00

Ia doli edhe njëherë. Carles Puyol është shumë pranë rikthimit nga lëndimi, dhe sërish do të zë vend në qendër të mbrojtjes së Barcelonës, aty ku skuadra ka vuajtur më së tepërmi në edicionet e fundit.

Kapiteni i gjigantit katalan, i cili ndeshjen e fundit e zhvilloi gati shtatë muaj më parë, pritet të ftohet për duelin e radhës në kuadër të La Ligës kundër Osasunës, në kuadër të xhiros së nëntë.

Me rikuperimin nga dëmtimi i fundit, Puyol ka përmirësuar edhe më tepër bilancin dhe statusin e “njeriut të mrekullive’, duke u rikthyer pas 36 dëntimeve, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Pas një viti të mundimshëm si rezultat i lëndimit në gjurin e djathtë, ai iu nënshtrua operacionit. Kjo ishte më 15 mars, dhe ai nuk arriti të rikthehet në vazhdim të sezonit.

Por, tani është sërish gati dhe me shpirtin e tij luftarak do të shërbejë ndihmë të nevojshme në repartin defanziv të ekipit katalan.