Puyol ‘nervozon’ Ronaldon me fjalët për Messin

Carles Puyol ka takuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

30/09/2017 09:01

Carles Puyol është takuar me Leo Messin.

Ish kapiteni i Barcelonës ka vetëm lëvdata për sulmuesin argjentinas.

Madje, Puyol ka thënë se Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit, gjë që mund të mos pranohet mirë nga rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

“Messi i ka fituar të gjitha, është më i miri në histori të futbollit”, deklaroi Puyol për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Messi është në moshën më të mirë dhe mund të arrijë edhe më shumë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/