Puyol është humbje e madhe për Barcelonën

Ish mesfushori i Barcelonës, Edgar Davids beson se largimi i Carles Puyolit në fund të sezonit do të thotë një humbje e madhe për gjigantin katalunas. Holandezi kishte luajtur përkrah Puyolit gjatë kohës sa luajti në këtë klub, në pjesën e dytë të sezonit 2003-04 dhe ka shtuar se ish përfësuesi spanjoll është njëra prej…

Sport

09/03/2014 20:45

Ish mesfushori i Barcelonës, Edgar Davids beson se largimi i Carles Puyolit në fund të sezonit do të thotë një humbje e madhe për gjigantin katalunas.

Holandezi kishte luajtur përkrah Puyolit gjatë kohës sa luajti në këtë klub, në pjesën e dytë të sezonit 2003-04 dhe ka shtuar se ish përfësuesi spanjoll është njëra prej figurat kyçe të klubit.

“Më lëndon fakti se Puyol po e lë Barcelonën. Ia uroj të gjitha të mirat. Për mua, ai ka qenë gjithmonë ‘zjarri’ për të cilin kishte nevojë ekipi”, deklaroi Davids për Goalcom.

“Ai nuk ishte lojtari më taktik, por përse do ju nevojitej të jeni gjithsesi lojtar teknik? Barcelona ka nevojë për dikë që luan prapa, i cili mund të mbrohet dhe që e ka pasionin të cilin e duan fansat”.

“Mendoj se Puyol ia përçonte këto kualitete ekipit për vite të tëra dhe shpresoj se ai do të jetë i suksesshëm kudo që shkon. Largimi i tij është një humbje e madhe për Barcelonën”, përfundoi Davids.