Putinin nuk e ndalin kritikat e Perëndimit, ja çfarë mega projekti përuroi sot /VIDEO-FOTO

Ceremonia e hapjes së Urës së Krimesë nga presidenti rus, Vladimir Putin ka shkaktuar kritika të ashpra nga perëndimi.

Bota

15/05/2018 19:45

Sipas zëdhënësit të Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme, ura përfaqëson një shkelje të sovranitetit dhe territorialitetit të Ukrainës, raporton Reuters.

“BE-ja vazhdon ta dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë, të cilin Rusia është duke e kryer”, thuhet tutje në deklaratë, transmeton lajmi.net.

Putin e përurori këtë urë pa e lodhur kokën për kritikat. Madje ai tha se në vjeshtë do të hapet edhe një hekurudhë që lidh Rusinë me Krimenë.

Kjo urë pritet të hapet nesër për makina dhe transport publik. /Lajmi.net/

222 111

YouTube player