Putini u kërkon ligjvënësve ‘tërheqjen’ nga Ukraina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën u ka kërkuar ligjvënësve rusë të tërheqin të drejtën që ata u kanë dhënë forcave ruse për të ndërhyrë në Ukrainë.

Bota

05/08/2014 16:25

Presidenti Putin e bëri kërkesën për dhomën e lartë të parlamentit, një ditë pas bisedës telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama.

Presidenti Obama i bëri thirrje homologut të tij rus për të ndihmuar në zbatimin e planit të udhëheqësit të Ukrainës, Petro Poroshenko për uljen e tensioneve politike, duke filluar me një armëpushim të shpallur të premten e kalaur.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama i kërkoi presidentit Putin t’u bëjë trysni separatistëve pro-rusë të Ukrainës për të respektuar armëpushimin njëjavor dhe për të ndalur hyrjen e armëve nga Rusia në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, udhëheqësit separatistë pro-rusë që luftojnë me trupat ukrainase në Donetsk dhe Luhansk (rajone me popullatë të përzier, ku popullata ruse kërkon shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rsusinë), janë zotuar se do të bëjnë armëpushim deri më 27 gusht, që do të vihet në jetë paralelisht me armëpushimin e shpallur nga presidenti ukrainas Poroshenko.