Putini akuzon SHBA-të për tronditjen e FIFA-s, “nuk e dojnë Sepp Blatter-in”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), për siç ka thënë ai, tentimin për të ndaluar këtë organizatë që të rizgjedh për president Sepp Blatter-in.

Bota

28/05/2015 13:38

Duke folur të enjten për televizionin shtetëror rus, Putin tha se arrestimi i shtatë zyrtarëve të FIFA-s në Cyrih nga autoritetet zvicerane një ditë më parë, të kryera duke pasur për bazë pretendimet e SHBA-ve, janë “qartësisht tentim për të bllokuar rizgjedhjen e Blatterit si president”.

Prokurorët zviceranë gjithashtu kanë nisur një hetim të ndarë për zgjedhjen e vendeve nikoqire të Kupës së Botës në 2018 dhe 2022, në Katar dhe Rusi, raporton RFE.

Putin tha se ai është në dijeni të “presionit” që ka Blatteri për shkak të përkrahjes që i ka dhënë Rusisë që të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Ai gjithashtu tërhoqi paralele në mes të arrestimeve që ndodhën në FIFA dhe ndjekjes penale ndaj ish-punëtorit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë, Edëard Snowden, i cili është në të njëjtën situatë sikurse edhe themeluesi i ËikiLeaks Julian Assange.

“Partnerët tonë amerikanë janë duke përdorur këto metoda për të arritur qëllime mercenare… Unë nuk e përjashtoj mundësinë që rasti i FIFA-s të jetë i njëjtë”, tha Putin. /lajmi.net/