Putin viziton malin Athos

Presidenti rus, Vladimir Putin mbylli sot vizitën e tij dy ditore në Greqi me një vizitë në komunitetin fetar të malit të Athos-it, në veri të Greqisë, një nga vendet më të shenjta të fesë ortodokse, e përbashkët si për rusët dhe për grekët.

Bota

28/05/2016 17:35

Putin, që ka përmendur shpesh herë besimin e tij të thellë ortodoks, do t’i bashkohet celebrimeve të përvjetorit të mijtë të pranisë ruse në këtë komunitet murgjish ekskluzivisht vetëm meshkuj.

I shoqëruar nga patriarku i kishës ortodokse ruse, Kirill, Putin do të shkojë gjithashtu edhe në manastirin rus të “Saint Panteleimon”, që ndodhet në pjesën perëndimore të gadishullit të Halkidikit.