Putin uron Blatter-in

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, për rizgjedhjen në këtë pozitë.

Bota

30/05/2015 12:14

Kremlini ka njoftuar se Putini ka “shprehur besimin” që përvoja, profesionalizmi dhe autoriteti i lartë i Blatterit do të ndihmojë edhe më shumë në përhapjen dhe popullaritetin e futbollit dhe sportit në mbarë botën.

Këto deklarata vijnë pas rizgjedhjes së Blaterit në krye të FIFA-s edhe për një mandat.

Presidenti aktual i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter, është rizgjedhur në krye të FIFA-s, pasi kundërkandidati i tij, Princi Ali bin Hussein i Jordanisë është tërhequr para se të niste rrethi i dytë i votimeve.

Prokurorët zviceranë kanë hapur hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar./REL/