Putin: Rusia nuk po përpiqet të përçajë Bashkimin Europian

Presidenti Vladimir Putin ka insistuar se Rusia nuk po përpiqet të ndajë Bashkimin Evropian.

Bota

05/06/2018 19:39

Deklarata e Putin vjen përpara vizitës së tij në Austri, udhëtimin i parë i presidenti rus në një vend të Evropës Perëndimore në pothuajse një vit.

Ai tha për televizionin austriak se ORF se do një BE të “bashkuar dhe të suksesshme”, duke e quajtur atë partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë.

Partia pro-Putin United Russia ka lidhje të ngushta me partitë e ekstremit të djathtë në BE, që alarmon shumë liberalë.

Dy partitë populliste tani që sundojnë Italinë preferojnë lidhje më të ngushta me Moskën dhe janë të dyja euroskeptike.

Presidenti Putin e pranoi idenë se Moska dyshohet se mbështet forcat që po përpiqen të shkatërrojnë BE’në, duke thënë se “njerëzit në Austri dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian duhet ta nxjerrin këtë ide nga mendja e tyre”.

“Nuk është qëllimi ynë të ndajmë ndonjë gjë apo dikë në Evropë,”-tha udhëheqësi rus.

“Përkundrazi ne duam të shohim një Bashkim të Bashkuar dhe të begatë, sepse BE është partneri më i madh tregtar dhe ekonomik,”-shtoi ai duke shpjeguar se paqëndrueshmëria brenda bllokut do të dëmtonte marrëdhëniet e saj ekonomike me Rusinë.

“Pse të copëtojmë Bashkimin Evropian në mënyrë që të pësojmë humbje të mëtejshme dhe të kemi kosto apo të humbasim përfitimet e mundshme nga bashkëpunimi me Bashkimin Evropian?”-pyeti presidenti. “Përkundrazi, ne duhet të rrisim bashkëpunimin me Bashkimin Evropian”.

Ai theksoi se Rusia mban deri në 40 për qind të rezervave të saj të arit dhe monedhës në euro dhe prandaj është në thelb e interesuar për stabilitetin e monedhës së vetme evropiane.

Sa i përket bashkëpunimit të Rusisë me disa parti politike në Evropë që shpesh përshkruhen si euroskeptikë, Putini tha se kjo është një çështje thjesht pragmatike që nuk ka lidhje me ndonjë plan dinak.

“Ne kërkojmë të bashkëpunojmë me ata që publikisht deklarojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Vetëm kjo është arsyeja pse partitë, grupet dhe lëvizjet tona politike kanë kontakte në nivel politik dhe partiak me disa evropianë,”-tha ai.

Putin foli për ORF përpara vizitës së tij të planifikuar në Vienë të martën, ku do të zhvillojë një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz, si dhe me nënkryetarin Heinz-Christian Strache.

Strache drejton partinë Freedom Party në Austri, që shpesh përshkruhet si euroskeptik dhe ka marrëdhënie më të mira me Rusinë.