Putin: Rusia nuk do të dërgojë trupa tokësore në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin përsëriti sot se Moska nuk do të dërgojë trupa tokësore përkrah forcave të Bachar al-Assadit në Siri, ku Rusia ka ndërmarrë që prej fundit të muajit shtator një fushatë intensive sulmesh ajrore.

Bota

11/10/2015 16:20

“Ne nuk parashikojmë ta bëjmë këtë dhe miqtë tanë e dinë këtë”, u përgjigj Putin, pyetur nga stacioni televiziv ”Rossia 1” për një vendosje të mundshme të ushtarëve rusë në Siri.

Sipas presidentit rus, objektivi i ndërhyrjes ushtarake në Siri është për të stabilizuar autoritetet legjitime dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e një kompromisi politik.

Putin theksoi gjithashtu se Rusia nuk po bënte një garë armatimesh me perëndimorët pavarësisht shfaqjes së forcës përdorur nga ushtria ruse, që ka shkatërruar për herë të parë objektiva me ndihmën e raketave të lëshuara në shumë se 1 500 kilometra nga destinacioni i tyre.

“Nuk bëhet fjalë për një garë artmatimesh. Bëhet fjalë për fatktin se armët moderne përmirësohen dhe ndryshojnë. Në vendet e tjera, kjo ndodh më shpejt se këtu”, theksoi presidenti rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se kishte goditur 63 objektiva gjatë 24 orëve ët fundit duke shkatërruar një postë komandimi, pozicione të fortifikuara dhe depo municionesh./atsh