Putin paralajmëron Izraelin të mos i shesë armatim Ukrainës

Presidenti rus ka paralajmëruar Izraelin që të i shesë armatim Ukrainës, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Rusisë për t’i shitur sisteme raketore mbrojtëse Iranit.

Bota

19/04/2015 15:01

Në ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dënuar vendimin e Moskës, duke tërhequr vërejtjen se kjo vetëm do të inkurajojë agresion iranian në rajon.

“Çështja e shitjes së armëve Ukrainës është zgjedhje e udhëheqjes izraelite. Po, nëse armët që i shiten Ukrainës janë armë vdekjeprurëse, mendoj që kjo do të jetë kundërproduktive. Kjo do të sjellë edhe te një rund i ri konfliktesh,, do të rrisë numrin e viktimave kurse rezultati do të jetë i njëjtë”, thuhet në reagimin rus.

Netanyahu deklaroi sot se “Izrael është seriozisht i shqetësuar për shkak të furnizimit të Iranit me raketa S-300, ndërkohë që Irani vazhdimisht shton agresionin e tij në rajon”.

Por, sipas Putinit, raketat S-300 kanë ekskluzivisht karakter mbrojtës dhe nuk paraqesin kërcënim për Izraelin.