Putin ndalon importe të produkteve të caktuara ushqimore

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka nënshkruar një dekret që ndalon importin e produkteve ushqimore dhe bujqësore nga vendet që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë.

Bota

06/08/2014 22:18

Dekreti, i cili u publikua sot, thotë se importet do të “ndalohen ose kufizohen” për një vit, raporton REL.

Më 5 gusht, Putin tha se qeveria duhet të sigurohet që masat ndëshkuese ndaj vendeve të BE-së nuk do ta dëmtojnë konsumatorin rus.

Moska ka vendosur tashmë ndalimin mbi importe të caktuara bujqësore nga Ukraina, Moldavia dhe disa vende të BE-së.

Këto ndalesa të Rusisë vijnë pas sanksioneve më të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kundër sektorit bankar, atij të naftës dhe të energjisë së Rusisë.

Këto sanksione janë vendosur për arsye se Rusia mbështet separatistët pro-rusë në  Ukrainën lindore.