Ata thanë se janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri të përhershme në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore.
“Kur diskutojmë agjendën ndërkombëtare, ne përqendrohemi në situatën përreth Gadishullit Korean. U pajtuam se situata në këtë rajon ka nisur të përmirësohet gradualisht”, tha Putin.
Takimi Putin-Moon u zhvillua disa ditë pas samitit historik të 12 qershorit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un.
Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë, duke u zotuar se do të ndërtojnë një marrëdhënie të re.
Kim po ashtu premtoi se do të punojë drejt “denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.