Putin ka një skenar të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës – Lajmi.net
Putin ka një skenar të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:00, 18 January 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin qëndroi të enjten për vizitë në Serbi.

Ish ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës në Beograd ka paralajmëruar një skenar të ri të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjukiq ka thënë se kjo parasheh angazhimin më aktiv të Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

Gjukiq ka theksuar se Putin është i mendimit se udhëheqja e Bashkimit Evropian të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë rezultatet e duhura dhe duhet të ekzistojë një modul i ri për të sjellë një zgjidhje përfundimtare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka falënderuar Putinin për vizitën e tij në Beograd duke shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme të presidentit rus ndaj Serbisë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO