Putin ka një dhuratë speciale për Vuçiqin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me dekoratën Alexander Nevsky për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajme

07/01/2019 11:29

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për dhënien e dekoratës Alexander Nevsky për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Kreu i shtetit rus nënshkroi një dekret duke shpërblyer presidentin serb Aleksandar Vuçiç me dekoratën e Alexander Nevskyt për një kontribut të madh personal në zhvillimin e bashkëpunimit shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka marrë një prej mirënjohjeve më të mëdha ruse që rrallë herë e marrin shtetasit e huaj. Vuçiq ka thënë se dekorata e bën të ndihet krenar.

“Tash e 100 vite asnjë serbë nuk e ka marrë këtë dekoratë, e sidomos jo nga një kryeshtetasi si Putin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/