Putin flet me Trumpin, e falënderon që CIA i njoftoi për një sulm ndaj Rusisë

Informacionet e siguruara nga CIA, kanë ndihmuar shërbimet sekrete të Rusisë që të parandalojnë një sulm në katedralen e Shën Petersburgut.

Bota

17/12/2017 18:10

Lajmet për këtë janë shfaqur nga llogaritë telefonike në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe atij rus, Valdimir Putin, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Putin thuhet se ka telefonuar Trump-in për ta falënderuar për ndërhyrjen e CIA, bëhet më dije nga Kremlin.

Putin i ka premtuar Trump-it se do të njoftojë SHBA-në nëse shërbimet inteligjente të tyre pranojnë informacione të ngjashme për ndonjë sulm ndaj tyre.