Putin, Erdogan diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini.

Bota

08/02/2018 10:15

Putin dhe Erdogan diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të trija vendeve, raporton agjencia ruse RIA.

Sipas këtij burimi, Putin dhe Erdogan diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.