Putin dhe Erdogan do të takohen në Sochi të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në Sochi të Rusisë më 13 nëntor.

Bota

13/11/2017 12:54

Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogan do të diskutojnë çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe “ luftën e përbashkët kundër terrorizmit” dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Ata pritet që të diskutojnë edhe rritjen e tregtisë bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Rusia ka mbështetur ushtarakisht presidentin sirian, Bashar al-Assad në lufën e tyre, ndërsa Turqia mbështetë rebelët të cilët janë kundër Assad-it.

Raportet në mes të Rusisë dhe Turqisë ishin tensionuar pasi një avion ushtarak turk, kishte sulmuar një avion rus, në kufirin sirian, në nëntor të vitit 2015.