Putin dërgon 150 mijë trupa për ta çrrënjosur Shtetin Islamik

Vladimir Putin është duke u përgatitur të dërgojë 150.000 trupa në Siri, me të vetmin qëllim që të zhduk nga faqja e dheut njëherë e përgjithmonë Shtetin Islamik, shkruan e përditshmja britanike Express.

Bota

04/10/2015 10:35

Lideri rus raportohet është duke përgatitur një mision të madh ushtarak, për të rimarrë kontrollin e qytetit Raqqa që tashmë kontrollohet nga pjesëtarët e ISIS , transmeton lajmi.net.

Ky vend tashmë është vetëshpallur si kryeqyteti i ISIS në Siri, dhe pothuajse kontrollohet çdo ditë nga më shumë se 5.000 xhihadist.

Dhe për këtë arsye, Putin pritet të mobilizojë 150.000 rezervistë me të vetmin qëllim që të çrrënjosë nga faqja e dheut organizatën terroriste ISIS. (lajmi.net)