Putin bën veprimin e parë ndaj Kosovës pas vizitës në Serbi

President i Rusisë, Vladimir Putin menjëherë ka vepruar në raport me Kosovën pas rikthimit në Moskë nga vizita në Beograd.

Lajme

19/01/2019 12:27

President i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur të premten një takim me anëtarët e këshillit rus të sigurisë në të cilin është analizuar vizita e tij në Serbi por edhe tema e Kosovës, thuhet në uebfaqen e Kremlinit.

Po ashtu, në takim është biseduar për kontaktet e ardhshme ndërkombëtare të presidentit rus si dhe për temat aktuale të shoqërisë dhe ekonomisë, transmeton lajmi.net.

Në takim kanë marrë pjesë presidentja e këshillit rus të sigurisë, Valentina Matvijenko, Ministri i Mbrojtjes, Sergej Sojgu, kreu i administratës së presidentit, Anton Vajno, sekretari i këshillit, Nikolaj Patrusev, Ministri i Punëve të Brendshme, Vladimir Kolokolcev, drejtori i sigurisë federale, Aleksandar Bortnikov, dhe disa anëtarë të tjerë.

Mediat serbe raportojnë se Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti rus të enjten vizitoi Beogradin dhe një prej temave kryesore të diskutimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte situata në Kosovë. /Lajmi.net/