Puthje për Miley Cyrus

Miley Cyrus nuk po mundet assesi ta fusë gjuhën brenda. Pasi u pa shpesh gjatë vitit me gjuhën jashtë, duke provokuar, këngëtarja 21 vjeçare e ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet duke u puthur në buzë me shoqen e saj, Cara Delevingne. Ajo e ka postuar fotografinë, të cilën kanë mundur ta…

ShowBiz

28/12/2013 10:00

Miley Cyrus nuk po mundet assesi ta fusë gjuhën brenda. Pasi u pa shpesh gjatë vitit me gjuhën jashtë, duke provokuar, këngëtarja 21 vjeçare e ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet duke u puthur në buzë me shoqen e saj, Cara Delevingne.

Ajo e ka postuar fotografinë, të cilën kanë mundur ta shohin 16 milionë njerëz në Twitter. Gjatë koncerteve të këtij viti, Cyrus i provokonte vazhdimisht meshkujt në skenë. Gjithashtu, ajo u shqua për hitet e këtij viti, i cili sigurisht ishte më i suksesshmi në karrierën e saj.