Puthja e vdekjes: Fermerët shpërfillës puthin devet e tyre përkundër paralajmërimit për virusin vdekjeprurës

Disa fermerë mospërfillës po vazhdojnë t\'i puthin devet e tyre përkundër paralajmërimeve se kjo mund t\'i çojë ata në fitimin e një sëmundje vdekjeprurëse.

Fun

15/05/2014 22:57

Madje një burrë është filmuar duke e puthur një deve dhe duke e inkurajuar që të teshtij në të, pavarësisht paralajmërimeve të shëndetit që thonë se kafshët përhapin një sëmundje vdekjeprurëse të njohur si SFLM-KoV.

Puthja e deves është më e zakonshmë në Arabinë Saudite, ku autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje njerëzve që një gjë e tillë shkakton Sindromën e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme-Koronavirus, e njohur edhe si SFLM-KoV.

Por fermerët e kanë injoruar paralajmërimin dhe madje kanë bërë edhe \’selfie\’ duke e puthur deven.

Autoritetet thonë se njerëzit jo vetëm që duhet të shmangin puthjen me deve, por ata duhet që edhe të përdorin dorëza, të qëndrojnë larg nga mishi i gjallë dhe qumështi i deve, dhe të mos qëndrojnë afër kafshëve të sëmura.

Por, vendasit nuk janë të kënaqur me kërkesën e autoriteteve, madje një burrë është tallur me ministrin e shëndetësisë duke inkurajuar deven e tij të teshtij në të.

Në Arabinë Saudite janë regjistruar 133 njerëz të vdekur dhe rreth 500 të prekur prej tij që kur u zbulua ky virus në vitin 2012.