Puthja e ngrohtë e Elton John

Elton John dhe Gary Barlow ‘vodhën’ skenën, në serinë finale të një programi të famshëm muzikor ‘reality-show’ në Britaninë e Madhe. Ish-këngëtari i ‘Take That’, i cili gjatë tre viteve të fundit shërbeu si gjyqtar në panelin e komisionit vlerësues të këngëtarëve të rinj të paraqitur në program, deshi të falënderonte publikisht idhullin më të…

ShowBiz

17/12/2013 10:00

Elton John dhe Gary Barlow ‘vodhën’ skenën, në serinë finale të një programi të famshëm muzikor ‘reality-show’ në Britaninë e Madhe. Ish-këngëtari i ‘Take That’, i cili gjatë tre viteve të fundit shërbeu si gjyqtar në panelin e komisionit vlerësues të këngëtarëve të rinj të paraqitur në program, deshi të falënderonte publikisht idhullin më të madh dhe ‘heroin e tij’ në jetë, Sir Elton John.

Përpara një kënge të interpretuar së bashku, John i lejoi ‘nxënësit’ të tij një përqafim të ngrohtë, ndërsa Gary tha: “Sot nuk jam i emocionuar vetëm për serinë time të fundit në këtë spektakël, por edhe për faktin se po këndoj përkrah heroit, atij që më ka frymëzuar gjatë gjithë jetës sime. Do më mungoni të gjithë shumë, pasi e dashuroj këtë spektakël”.

I pyetur se si mundi të siguronte një duet me Sir Elton, Gary shpjegoi: “E telefonova dhe i tregova qartë se sa shumë do të thoshte ky gjest për mua. John pranoi”. Siç dihet, Elton John e ka pranuar më herët se është homoseksual.